Kushtet e Shitjes

Duke bërë një porosi në nomoreskincare.com, pranon kushtet e mëposhtme.

1. Porosia

Porosia bëhet përmes faqes sonë, duke plotësuar emrin, numrin e telefonit, shtetin, qytetin dhe adresën. Je përgjegjës/e që të dhënat të jenë të sakta, që ta marrësh porosinë pa vonesa.

2. Çmimet

Çmimet janë të shprehura në euro (€). Ofertat dhe zbritjet vlejnë deri sa të shfaqen në faqe dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Çmimi që shfaqet në momentin e porosisë është ai që paguan.

3. Pagesa

Pagesa bëhet në dorëzim, kur e merr porosinë.

4. Dërgesa

Dërgojmë në Kosovë dhe Shqipëri. Nëse të dhënat e adresës ose telefonit janë të pasakta ose nuk arrihesh për ta marrë porosinë, dërgesa mund të vonohet ose të anulohet.

5. Kthimi dhe rimbursimi

Kushtet e kthimit gjenden te faqja Kthimi dhe Rimbursimi.

6. Përdorimi i produktit

Produktet janë për përdorim të jashtëm. Testoji fillimisht në një zonë të vogël të lëkurës dhe ndiq udhëzimet. Shmang kontaktin me sytë dhe mos i përdor mbi lëkurë të irrituar ose të dëmtuar. Nëse ke gjendje të veçanta të lëkurës ose je shtatzënë, konsultohu me mjekun.

7. Kontakt

Për çdo pyetje: WhatsApp +383 45 650 406 ose skincarenomore@gmail.com.

💬Kontakto në WhatsAppPërgjigjemi shpejt