Politika e Privatësisë
Kjo faqe shpjegon çfarë të dhënash mbledh nomoreskincare.com dhe si i përdorim.
Çfarë të dhënash mbledhim
- Emri dhe mbiemri, numri i telefonit, shteti, qyteti dhe adresa që i shkruan gjatë porosisë.
- Email-i, vetëm nëse e shkruan (është opsional).
- Të dhëna teknike të përdorimit të faqes (si faqet e vizituara dhe lloji i pajisjes), përmes cookies dhe shërbimeve analitike.
Si i përdorim
- Për ta përpunuar dhe dërguar porosinë tënde.
- Për të të kontaktuar lidhur me porosinë.
- Për ta përmirësuar faqen dhe shërbimin. Nëse jep email-in, mund të të dërgojmë njoftime për porosinë dhe oferta, dhe mund të çregjistrohesh në çdo kohë.
Me kë i ndajmë
Të dhënat e dërgesës (emri, telefoni, adresa) ndahen me shërbimin postar/kurierin vetëm sa është e nevojshme për ta dorëzuar porosinë. Nuk i shesim të dhënat e tua.
Cookies
Faqja përdor cookies për funksionimin e shportës dhe për statistika të vizitave. Mund t’i çaktivizosh nga cilësimet e shfletuesit.
Të drejtat e tua
Mund të kërkosh të shohësh, korrigjosh ose fshish të dhënat e tua. Na shkruaj në skincarenomore@gmail.com.